Policia ndërprenë dasmën në Mamushë, gjobit organizatorin dhe dasmorët

Policia ndërprenë dasmën në Mamushë, gjobit organizatorin dhe dasmorët

Policia e Kosovës njofton se të martën rreth orës 20:55, ka pranuar informatën se në Mamaushë, është duke u mbajtur një aheng familjar në një shtëpi.

Sipas njoftimit, policia dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë gjobitur organizatorin, ndërsa nga ana e policisë janë shqiptuar gjoba të pranishmeve për mosrespektim të distancës dhe dasmorët e pranishëm janë shpërndarë.

“Policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit anti covid19, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marren masat adekuate përkatëse”, thuhet në komunikatën për media./Insajderi.com