Policia: Në aksident kanë qenë të përfshira kamioni dhe 9 vetura

Policia: Në aksident kanë qenë të përfshira kamioni dhe 9 vetura

Në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, sipas policisë së Kosovës përveç kamionit kanë qenë të përfshira edhe nëntë vetura tjera.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë 9 vetura dhe një kamion”.

“Si pasojë e aksidentit deri më tani ndihmë mjekësore u është ofruar  tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse të policisë”, tha Ahmeti./Insajderi.com

Në QKUK flasin për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Prishtinë