Policia në bashkëpunim me FBI arreston tre të dyshuar për krime kibernetike

Hakerët në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike.

Policia në bashkëpunim me FBI arreston tre të dyshuar për krime kibernetike

Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së, konkretisht me FBI-në si dhe në mbështetje të Prokurorit të Shtetit në Prishtinë, ka arrestuar tre presona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Hyrje në Sistemin Kompjuterik”, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur me dje, e mërkure, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale, raporton policia.

Të dyshuarit thuhet se ishin pjesë e një grupi hakerësh dhe ata shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme.

Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike.

Në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virus të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera.

Këto të dhëna dhe “mjete” kanë mundësuar edhe kryerjen e veprimtarive tjera kriminale./Insajderi.com