Policia në kërkim të një personi, lut qytetarët për bashkëpunim

Policia në kërkim të një personi, lut qytetarët për bashkëpunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është në kërkim të një personi, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit policor nga ky rajon, Dukagjin (Zeqir) Ademaj i lindur më 3 tetor të vitit 1985, në fshatin Lubovë të Istogut, kërkohët për veprat penale: vjedhje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet nga Policia.