Një person në Malishevë është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, përcjell Insajderi.
Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:00.
Viktima pas tretmanit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë është liruar për në shtëpi.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin për media nga policia.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit./Insajderi.com