Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Merdarë ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.
Sipas njoftimit, dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).
“I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në kumtesë.
Ndërkaq, i dyshuari P.B., viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i Bashkimit Evropian.
“Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”./Insajderi.com