
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për Bleron Galanin, 27-vjeçar nga Peja.
Policia njofton se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmëroj Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com