Policia në Podujevë arreston tetë persona

Policia në Podujevë arreston tetë persona

Njësitet policore të Podujevës gjatë kësaj jave kanë arrestuar tetë persona për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë, aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar 8 persona me urdhëresa të gjykatës.

Personat e arrestuar janë:

-A. Sh mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje të rëndë),

-G.Amashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vrasje në tentativë denim 3 vite),

-S.S mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për ”Dëmtim i minjerave dhe mineraleve),

-Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, (urdhëresë për armëmbajtje pa leje)

-B. L. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë të gjykatës për Lëndim trupor),

-L. D. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vjedhje),

-A. D. mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë gjykatës për posedim të narkotikëve), dhe

-F.S.mashkull,24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën Asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej. /Insajderi.com