Policia në Prizren shqipton 204 fletëparaqitje për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia në Prizren shqipton 204 fletëparaqitje për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia Rajonale e Prizrenit ka shqiptuar 204 gjoba në 24 orët e fundit ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19, njofton Shqip.com.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se për zbatimin e këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë.

“Gjatë zbatimit të këtyre masave, njësitë policore janë angazhuar në orar shtesë në punë, duke monitoruar zbatimin e masave nga qytetarët, sidomos në respektimin e orarit të kufizimit të qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Veprimtaria e policisë ishte në të gjitha fushat duke kontrolluar respektimin e orarit së bashku më Inspektor sanitar dhe ata Komunal, kontrollimin për posedimin e maskave dhe distancës sociale”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, të hënën kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 si dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë deri në 21:30./Insajderi.com