Policia nis hetimet për grafitet në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca

Policia nis hetimet për grafitet në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për grafitet që janë shënuar në shtëpinë e tashmë deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca.

“Bija i shesim, votat i qesim”, për të cilën tash hetimet veç kanë nisur.

Këtë e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.

Grainca fitoi mandatin në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, më 4 Prill ajo u bashkua grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e votuar njëkohësisht Vjosa Osmanin për presidente

PDK ka kërkuar nga ajo që ta dorëzojë mandatin e deputetes. Por, janë distancuar kategorikisht nga akti i grafiteve.

Ata thanë të mërkurën se kjo metodë nuk është e PDK-së. /Insajderi.com