Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë së enjtes në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në Shtime, rreth orës 6:27 të mëngjesit.
Ndërsa, një burrë tjetër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Brezovicë, rreth orës 15:00.
Në të dyja rastet, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com