Policia njofton për dy vdekje të dyshimta

Policia njofton për dy vdekje të dyshimta

Policia e Kosovës njofton se dy persona kanë vdekur në rrethana të dyshimta gjatë së enjtes.

Njëri rast ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës.

“Qendra e Paraburgimit – Hajvali, Prishtinë, 19.08.2021 – 08:05. Viktima mashkull kosovar, në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Gllogoc.

“Gllogoc, 19.08.2021 – 22:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore./Insajderi.com