Policia nuk e “ndalë dorën” mbi 100 gjoba anti-COVID

Policia nuk e “ndalë dorën” mbi 100 gjoba anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1096 gjoba për personat që nuk kanë respektuar rregullat anti-COVID.

Edhe një ditë tjetër, ku gjobat e trafikut janë në numër më të vogël sesa gjobat për COVID-19, dënime trafiku të premten Policia i ndau 922.

Sa i përket aksidenteve 20 aksidente ndodhen me të lënduar, 26 me dëme materiale e një aksident me fatalitet.

Ndërsa u arrestuan 19 persona prej tyre 13 u dërguan në mbajtje. /Insajderi.com