Policia nuk e ndalë dorën!

Policia nuk e ndalë dorën!

794 gjoba të shqiptuara për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID, me bazë ligjore tek ligji i votuar në Kuvendin e Kosovës që legjitimon këto ndëshkime.

Më shumë gjoba janë shpërndarë për shkelësit e shenjave të komunikacionit. 1049 sosh.

Ndërsa janë regjistruar 51 aksidente gjatë njëzetekatër orëshit të fundit. 18 me të lënduar e 33 me dëme materiale.

Policia arrestoi 29 persona të martën e dërgoi në mbajtje 19 qytetarë. /Insajderi.com