
Policia e Kosovës kishte arritur ta arrestonte vetëm tri orë pasi Insajderi kishte publikuar videon që burri shihej teksa e rrihte gruan e tij në sy të fëmijut të tyre 7-vjeçarit.
Për ta ndalur dhunën e burrit u angazhuan edhe dy kalimtare të rastin, teksa kanë kritikuar Policinë e Kosovës.
Dëshmitarja për KTV-në ka sqaruar rrethanat e ngjarjes teksa ka kritikuar policinë për reagim të vonuar në këtë rast.
Ishte duke udhëtuar bashkë me familjen e saj me veturë kur pa se një grua po sulmohej fizikisht nga bashkëshorti i saj në prezencë të fëmijës 7 vjeçar. Ajo ndaloi për të ndihmuar atë, raporton KTV.
Dëshmitarja thotë se është tmerruar nga ajo që ka parë të enjten. Ajo tregon të ketë dalë nga vetura dhe së bashku me motrën e saj kanë ndalur sulmuesin për pak çaste.
Ajo thotë se disa herë ka provuar të telefonojë policinë Por që nuk kanë qenë të qasshëm. Policia po atë ditë ka arritur të arrestojë burrin me inicialet B.B.
Videon e gjeni duke klikuar: Këtu