Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në disa lokacione të ndryshme kundër trafikimit të armëve.
Ky operacion po kryet me urdhër të Gjykatës Kompetente dhe në koordinim me Prokurorin kompetente.
Operacionin policor e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale”, tha Kelani.
Kelani shtoi tutje se pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë. /Insajderi.com