Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e djeshme në fshatin Novosellë të Pejës, ku dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri viktimën B.B., njofton Insajderi.
Siç raportohet në raportin 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm.
Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Fsh. Novosellë, Pejë, 24.04.2021-14:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com