
Komisioni Disiplinor brenda Policisë së Kosovës, ka vendosur që t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës policit Haris Kelmendit.
Kelmendi ishte arrestuar pasi tre vite më parë kishte sulmuar një të ri.
Kështu për Gazetën Online Insajderi, Policia tha se Kelmendi e ka të drejtën e ankesës për përjashtimin e tij nga puna
“Vendimi në fjalë është pranuar nga i apostrofuari dhe ndaj tij është zbatuar edhe suspendimi i përkohshëm nga puna deri në vendimin tjetër administrativ”, thuhet në përgjigjen me shkrim.
“Në këtë rast, vendimi merr formën e prerë pas kalimit të afatit të së drejtës për ankesë apo pas vendosjes në shkallë të dytë nga ana e Komisionit për Ankesa”. /Insajderi.com