Policia: Personi i zhdukur para një jave në Gjakovë, u gjet i vdekur në një fushë

Policia: Personi i zhdukur para një jave në Gjakovë, u gjet i vdekur në një fushë

Policia ka dhënë detaje për gjetjen e trupit të pajetë të një burri nga Gjakova, i cili ishte raportuar i zhdukur para një jave, njofton Insajderi.

Viktima është gjetur dje në një fushë, ndërsa u raportua si i zhdukur në fshatin Doblibare të Gjakovës.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi për gjetjen e trupit të viktimës u bë i ditur dje nga Ridvan Tahiri-Riki, i cili ishte i angazhuar në kërkimin e tij.

“Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashmë të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që 1 javë.Në emër timin në emër të gjithë grupit të Vullnetarëve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”, ka bërë të ditur ai. /Insajderi.com