Policia: Përveç të dyshuarve për kontrabandë janë arrestuar edhe qytetarë që penguan aksionin

Policia: Përveç të dyshuarve për kontrabandë janë arrestuar edhe qytetarë që penguan aksionin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se përveç personave të dyshuar për kontrabande janë arrestuar edhe qytetarë që kanë penguar aksionin duke vendosur barrikada në rrugë.

“IPK-ja përveç hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, ka hasur edhe në disa bllokada të rrugëve, të cilat kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare, me ç’rast është detyruar të përdoren mjetet e nevojshme për lirimin e rrugëve me qëllim të vazhdimit të operacionit policor”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren  nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste.

Policia u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme, pasi ky operacion policor ka për qëllim luftën kundër krimit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve dhe vendit.