40 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në Kosovë.
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 40 aksidente, nga këto aksidente 21 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, raportohet nga Policia e Kosovës se 19 aksidente kanë pësuar vetëm dëme materiale.
Gjatë të mërkurës një person ka vdekur nga aksidenti në Komunën e Podujevës.
Për shkelje të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar 1 mijë e 243 gjoba.
Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 10 të dyshuar, 6 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com/