Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta në rajonin e Prishtinës, njofton Insajderi.
Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në fshatin Terrnovicë e Epërme të Podujevës, rreth orës 06:30.
Një person derisa ishte duke prerë dru në mal është lënduar dhe më pas ka ndërruar jetë.
“Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar.
“Stacioni i Autobusëve – Prishtinë 26.04.2021 – 11:19. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raport./Insajderi.com