
Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta.
Bëhet fjalë për një në Prishtinë e tjetri në Vushtrri. Të dy të ndjerët u gjetën në banesat e tyre.
Me vendim të Prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente.
Trupi pajetë në Vushtrri u gjetur në ora 15:53, ndërsa ai në Prishtinë gjatë orës 17:56. /Insajderi.com