
Krye diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i është hakuar llogaria në Facebook.
Për këtë sulm kibernetik ka raportuar Policia e Kosovës në raportin ditor, njofton Insajderi.
“Ankuesja f/k ka raportuar se nuk ka qasje në llogarinë e Facebookut, llogaria është hakuar. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e Krimeve Kibernetike dhe prokurori i shtetit”.
Ministrja e Punëve të Jashtme të enjten e ka quajtur presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq “këlysh të Rusisë”.
Kjo pasi i pari shtetit serb ka kërcënuar Kosovën me konflikt në rast se s’ka zgjidhje përmes dialogut. /Insajderi.com