Policia raporton për arrestimin e tre organizatorëve të protestës në Tiranë

Policia raporton për arrestimin e tre organizatorëve të protestës në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi se tre persona u arrestuan të mërkurën pas protestës e cila eskaloi.

Protesta ishte thirrur për shkak të vrasjes së Klodian Rasha, pasi nuk përfilli orën policore dhe nuk pranoi t’i respektonte urdhrat e ndalimit të Policisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë lënduar 16 persona, njofton Insajderi.

“Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim. /Insajderi.com