Policia raporton tri raste të dhunës në familje

Policia raporton tri raste të dhunës në familje

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës njofton se një rast ka ndodhur në Gjilan, ku është arrestuar i dyshuari pasi i dehur kishte rrahur bashkëshorten.

“Gjilan 23.07.2021 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Istog. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Istog, 23.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Vojvode Putnika”, rreth orës 22:30.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të atin e tij mashkull kosovar i cili nuk e ka lënë të futet në shtëpi pasi viktima ishte kthyer nga puna. Nuk raportohet as për të lënduar as të arrestuar”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com