Policia serbe arreston punëtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Në pikën kufitare të Jarinjës, është arrestuar sot Milan Vukashinoviq, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, i cili ka thënë se ai është arrestuar vetë pse punon në një kompani kosovare.

“Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Insajderi.