
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente të mërkurën ka vazhduar aksionin e nisur muaj më parë të njohur si “Subvencioni 2021”, njofton Insajderi.
Aksioni tashmë ka nisur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt u arrestuan zyrtarë të shumtë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.
Aksionin pritet të zhvillohet në disa qytete të Kosovë si dhe pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve./Insajderi.com