Policia shpall në kërkim këtë person, akuzohet për dhunim seksual

Policia shpall në kërkim këtë person, akuzohet për dhunim seksual

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në kapjen e të dyshuarit Destan Qorri.

34-vjeçari kërkohet për veprat penale dhunim, sulm seksual dhe kanosje që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra të mitura.

“Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Insajderi.