Policia shpëton katër persona që ishin ngujuar në bjeshkë nga bora

Policia shpëton katër persona që ishin ngujuar në bjeshkë nga bora

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arritur t’i shpëtojë katër qytetarë që kishin mbetur të ngujuar në Bjeshkët e Zhurit si pasojë e dëborës, përcjell Insajderi.

Policia ka treguar se fillimisht informatën e kishte marrë për dy persona që ishin ngujuar, të cilët ishin nisur në këmbë rrugës malore por që kishin vështirësi për të arritur në Zhur.

“Menjëherë Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkimit dhe shpëtimit të këtyre personave dhe ka arritur që përmes kontaktit me ta të kuptoj se janë gjithsej katër persona që janë larg dhe kanë vështirësi. Nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Vërmicë janë angazhuar dy automjete, një moto-sajë dhe katër zyrtarë policorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka njoftuar se personat janë kthyer shëndosh e mirë në shtëpi./Insajderi.com