Një sasi prej 335 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Antidroga greke në aksin që lidh Kozanin me Janinën, në vendin e quajtur Banka e Kozanit.
Sipas Departamentit të Antidrogës së Janinës, një patrullë e rojës kufirare tentoi të ndalonte një autoveturë në bordin e së cilës udhëtonin dy persona.
Sapo drejtuesi i autoveturës kuptoi se ishte shënjestruar prej policisë, shtoi shpejtësinë duke u larguar drejt një zone të pyllëzuar, ku edhe mundën t’i fshihen policisë dhe ende nuk janë arrestuar.
Nga verikimi, në brendësi të automjetit u gjetën 174 paketa kanabis me peshë totale 335 kilogramë.
Shenjat e gishtave dhe dokumentacioni i makinës identifikuan njërin prej trafikantëve, një 36-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe më parë nën akuzën e trafikut të drogës dhe anëtar i një bande kriminale shqiptare.
Automjeti dhe sasia e drogës që gjendej brenda saj u sekuestruan, ndërsa agjentët kanë shpallur në kërkim dy trafikantët./TCH