Policia shqiptoi 263 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Policia shqiptoi 263 gjoba për mosrespektim të masave anti COVID-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 263 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 721 tiketa trafiku.

Janë shënuar 14 aksidente trafiku me të lënduar

Ndërkaq, janë shënuar 28 aksidente me dëmtime materiale.

gjatë 24 orëve janë arrestuar 16 persona e janë dërguar në mbajtje 15 të tjerë./Insajderi.com