Policia sonte në aksion: Rritet aktiviteti policor për monitorim të masave anti-Covid

Policia sonte në aksion: Rritet aktiviteti policor për monitorim të masave anti-Covid

Policia e Kosovës, në orët e mbrëmjes së sotme, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, do të veprojë në terren për të parandaluar përhapjen e pandemisë dhe ruajtjen e shëndetit publik, njofton Insajderi.

Në një prononcim për Insajderi-in, zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi, ka thënë se gjatë mbrëmjes së sotme do të vërehen më shumë aktivitete policore, për qëllim të zbatimit të vendimeve që janë ndërmarrë nga institucionet kompetente.

PK në koordinim me inspektorët sanitar janë duke u angazhuar me kapacitete të plota për realizimin e kufizimeve dhe rregullave që kanë vendosur institucionet në luftën kundër përhapjes së pandemisë.

“Policia e Kosovës, në zbatim të planit operativ dhe në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë Covid-19, në vazhdimësi ka ndërmarr veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndet public”, ka thënë ai.

“Policia e Kosovës poashtu është duke koordinuar veprimet konkrete me inspektorët sanitar duke u angazhuar me kapacitete të plota për realizimin e kufizimeve dhe rregullave që kanë vendosur institucionet në luftën kundër përhapjes së pandemisë. Edhe sonte, në orët e mbrëmjes, në bashkëpunim me institucionet relevante është duke vepruar në terren, në interest ë parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/