Policia thotë se masat e shtuara nuk janë për Vulinin

Policia thotë se masat e shtuara nuk janë për Vulinin

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për Insajderin se forcat e shtuara të policisë të cilat janë parë sot nuk kanë të bëjnë me urdhrin e Qeverisë për ndalimin e Aleksandër Vulinit, por për përcjelljen e kolonës së automjeteve që kanë ardhur nga Serbia për festën e Vidovdanit në Graçanicë dhe Gazimestan.

“Kjo është përcjellja e kolonës që shkon për Vikovdan në Graçanicë dhe Gazimentan”, ka thënë Hoti.

Duke folur për urdhrin e ndalimit të Vulinit për të hyrë në Kosovë, Hoti ka thënë se ai është vendim i Qeverisë dhe do të zbatohet.

“Ai është vendim i Qeverisë dhe policia duhet ta zbatojë”, ka shtuar ai./Insjaderi.com