Zgjedhjet presidenciale të Serbisë po mbahen edhe në disa qendra në Kosovë, aty ku ka shumicë serbe. Por deri më tash nuk është raportuar për ndonjë incident atje.
“Nuk ka asnjë incident deri më tash. Është shumë qetë”, ka thënë për Insajderin zv/drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Janë planifikuar të hapen disa qendra votimi me 90 vendvotime. Ndër kandidatët për president është edhe kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq./Insajderi.com