Policia tregon përse i liroi gazetarët pro rusë

Policia tregon përse i liroi gazetarët pro rusë

Tre gazetarët e huaj që ishin arrestuar dje në Partesh nga Policia e Kosovës janë liruar menjëherë, ka bërë të ditur për Insajderin Shaban Azizi nga drejtoria rajonale e policisë në Gjilan.

Ai ka thënë se të tre personat ishin arrestuar si qytetar të thjeshtë dhe vetëm është verifikuar nëse është gjithçka në rregull.

“Të tre personat janë liruar menjëherë dje, ata kanë qenë dy nga Estonia dhe një nga Letonia ne i kemi ndal si qytetar të huaj jo si gazetar dhe nuk e di si është dhënë ky epitet”.

“Ata janë ndal si qytetarë të huaj sepse Policia e Kosovës ka të drejtë me i kontrollua me i shikua se a është në rregull me ta apo janë futur ilegalisht”, ka thënë Azizi për Insajderin.

Ai më tutje ka thënë pasi është verifikuar se gjithçka është rregull tre personat, dy nga Estonia dhe tjetri nga Letonia janë liruar.

“Me ta ka qenë gjithçka në rregull dhe janë liruar në orën 17:00”, ka thënë ai.

Dje RTK kishte publikuar një artikull ku thuhej se tre personat ishin arrestuar për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe se të dy të arrestuarit janë njohur si pro rusë dhe pro serbë.