Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë është duke vazhduar aksionin e bastisjeve në komunën e Shtërpcës ku deri tani janë bastisur 7 lokacione.
Nuk raportohet për të arrestuar. Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku ka deklaruar se bastisjet do të kryhen në Shtërpcë dhe disa fshatra përreth.
Prokuroria ka konfirmuar aksionin nëpërmjet një komunikate.
Ndryshe në aksionin “Brezovica” disa muaj më parë ishin arrestuar dhjetëra persona duke përfshirë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të cilët akuzohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare ngase kishin lejuar ndërtimin e objekteve në zonat e mbrojtura.
Policia kishte arrestuar edhe ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare. /Insajderi.com