Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave

Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave

726 gjoba janë shpërndarë për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat anti-CVOID të Qeverisë, njofton Insajderi.

Këto dënime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu 903 tiketa janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut gjatë njëzetekatër orët e fundit.

Policia ka arrestuar 26 persona, 19 janë dërguar në mbajtje e tre në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, 13 aksidente ndodhën të dielën me të lënduar e 33 me dëme materiale. Fatmirësisht asnjë me fatalitet. /Insajderi.com