Policia zbulon arsyen tmerruese që babai mbyti me dru djalin e vet në Kamenicë

Policia zbulon arsyen tmerruese që babai mbyti me dru djalin e vet në Kamenicë

Një fëmijë 14-vjeçar është mbytur nga babai i tij në Kamenicë për shkak se i mituri kishte harxhuar të holla pa dijeninë e prindit. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Poshtme të komunës së Kamenicës, raporton Insajderi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë rreth orës 00:40 fëmija ishte sjellë pa shenja jeta. Por e gjithë ngjarja kishte ndodhur gati gjashtë orë më parë. Babai kishte rrahur me shkop druri të birin dhe nuk e kishte dërguat për ndihmë mjekësore deri pas mesnate atëherë kur i mituri ka ndërruar jetë.

“Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. Shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve të Policisë së Kosovës arsyeja e rrahjes së fëmijët kishte qenë për shkak se ai kishte harxhuar disa para pa dijeninë e babait të tij.

“Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në bazë të informatave të para dyshohet se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 19:00 të datës 23 maj 2018 në njërën nga dhomat e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë  deri rreth orës 24:00  dhe pasi që  iu kishte  keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari  kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me  konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para  dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit  të tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.