Policja kosovare që u përball mbrëmë me sulmuesit në Vjenë

Policja kosovare që u përball mbrëmë me sulmuesit në Vjenë

Njëra ndër zyrtarët policorë të cilët luftan mbrëmë sulmuesit terrorist në Vjenë, është kosovarja Doruntina Miroci, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, i cili tha se Miroci është mbesa e tij, njëra ndër policët që u ballafaquan mbrëmë me sulmuesit në kryeqytetin austriak.

Cufaj është shprehur se ndjehet krenar me mbesen e tij.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter. /Insajderi.com