Policja shqiptare dhe foshnja e saj dy vjeçare vdesin në aksident

Policja shqiptare dhe foshnja e saj dy vjeçare vdesin në aksident

Një police 38-vjeçare me origjinë shqiptare dhe vajza e saj dy-vjeçare, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Kretë të Greqisë, transmeton Insajderi.

Automjeti që drejtohej nga një person me origjinë shqiptare u përplas me një makinë të një fabrike vaji dhe më pas doli nga rruga.

Viktimat kishin qenë për vizitë te babai i 38-vjeçares, ndërkohë që ngjarja ndodhi shumë pranë shtëpisë së këtij të fundit, raporton ‘Abcneës’.

Në veturën ku udhëtonin dy viktimat ishte edhe një tjetër pasagjer me origjinë aziatike.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e frikshme nga aksidenti tragjik i pasdites e djeshme. /Insajderi.com