“Politika ka degraduar – nuk ka ku shkon më poshtë”

“Politika ka degraduar – nuk ka ku shkon më poshtë”

Ish deputeti i Aleanca Kosova e Re, tani avokati, Korab Sejdiu, ka folur për gjendjen në të cilën është politika e Kosovës, duke thënë se kjo politikë ka degraduar dhe nuk ka ku shkon më poshtë.

“Gjithmonë them se nuk ka ku shkon më poshtë. Kështu kam menduar edhe në fillim të punës së kësaj legjislature. Politika ka degraduar”, tha Sejdiu në televizionin T7, transmeton Insajderi.

Më the ai ka thënë se tërheqja e tij nga politika, është bërë për është arsye.

“Kam bërë një tërheqje taktike, të themi. Atmosfera politike është toksike. Një njeri me parime e ka problem me gjet vetën në këtë ambient. Partitë nuk kanë besnikëri ndaj idealeve dhe premtimeve ndaj elektoratit”, ka shtuar ai./Insajderi.com.