“Politika më ka zgjedh mua, se kam zgjedh unë politikën”

“Politika më ka zgjedh mua, se kam zgjedh unë politikën”

Presidenti Hashim Thaçi, teksa ka folur sonte për zhvillimet politike, Gjykatën e Hagës dhe temat e tjera në vend, ai ka folur edhe për karrierën e tij si politikan, shkruan Gazeta Insajderi.

Presidenti Thaçi, i pyetur se a është lodhur nga politika, ai ka dhënë një përgjigje shumë interesante.

“Politika më ka zgjedh mua, se kam zgjedh un politikën”, ka thënë presidenti.

Presidenti Hashim Thaçi ka ritheksuar se deri më tash nuk ka pasur ftesë nga Haga.

Ai ka thënë se nuk është ‘evlia’ ta di nëse do të ketë ose jo ftesë, por e ka pranuar se nëse do të ketë, atëherë do t’i përgjigjet sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së.

Derisa e ka thënë preras se nuk do të heqë dorë nga posti i presidentit./ Insajderi.com