Politikani Kosovar: Kosova e Serbia duhet të bisedojnë për ripërcaktim të kufijve

Politikani Kosovar: Kosova e Serbia duhet të bisedojnë për ripërcaktim të kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se “Kosova dhe Serbia është mirë të bisedojnë për ripërcaktim të kufijve”.

Ai këto deklarata i dha në RTK ku tha se “dialogu mund të ketë ngecje”.

Murati theksoi se duhet “të dalim” përtej kushtetutës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

“Ne duhet të fusim në dialog të drejtat e qytetarëve të Kosovës Lindore. Të njëjtat të drejta që kanë serbët e Kosovës, duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës, në çdo moment që të hapet çështja e Asosacionit, duhet të hapet edhe çështja e Luginës, nëse dojmë të kemi një marrëveshje të re, duhet të shkojmë përtej kushtetutës”, tha ai. /Insajderi.com