Politikani serb: Nëse mendoni që Kosovë është Serbi provoni të shkoni atje

Politikani serb: Nëse mendoni që Kosovë është Serbi provoni të shkoni atje

Kryetari i partisë socialiste në Serbi,  Nenad Çanak, ka thënë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

“Provoni të shkoni në Kosovë dhe e shihni”, tha ai, transmeton Insajderi.

Këto deklarata të politikanit serb u cilësua si “shokuese” nga mediat serbe përfshirë median serbe” Kurir” .

Politikani serb duke kritikuar opozitën, pohoi se “Kosova nuk është Serbi”, duke iu referuar pengesave që kanë “politikanët e Serbisë” për ta vizituar vendin tonë.

Ai tha se “opozita e bojkotit” po e sulmon atë sepse ai ka një politikë të qartë tash e 30 vite.

Ai shtoi se roli i bojkotuesve është të shpikin se ata do të zgjidhin problemin e Kosovës “sepse ata nuk do të heqin dorë nga ajo” dhe si të tillë  ta marrin  pushtetin”, shtoi politikani serbe. /Insajderi.com