Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë doza të vaksinës anti-COVID-19 të Pfizer, njofton Insajderi.com.

Përmes një postimi në Twitter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar shtetin e Polonisë për këtë ndihmë.

“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer për Kosovën. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar Osmani.

 

 

 

Ndryshe, gjatë të hënës, në Kosovë arritën mbi 500 mijë doza të vaksinave anti-COVID-19 si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 58 mijë tjera pjesë e kontratës së Ministrisë së Shëndetësisë me kompaninë Pfizer.

Të hënën u regjistruan edhe 28 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com