Sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo, në shënimin e 231 vjetorit nga formimi i Departamentit të shtetit mbrëmë i theksoi sukseset e diplomacisë amerikane në vitin e fundit, mes të cilave, e potencoi edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Kjo datë e rëndësishme është mundësi të potencohet roli i rëndësishëm i diplomacisë sonë në përparimin e interesave, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik të popullit amerikan”, potencoi Pompeo.
Ai i lavdëroi kuadrot në Departamentin e shtetit për “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave tona demokratike dhe përparim të kauzës për një botë të lirë, paqësore dhetë prosperuar”.
“Në vitin që kaloi, vazhduam me presionin kundër regjimit në Iran…, promovuam paqe në Afganistan… aleatëve dhe partnerëve tanë ua zbuluam natyrën e vërtetë të Partisë Komuniste kineze. Gjithashtu, e pritëm Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s dhe publikuam plan për implementim të strategjisë amerikane për gratë, paqen dhe sigurinë, sepse t’i jepet pushteti grave është e drejtë dhe kjo do ta bëjë botën më të sigurt”, thuhet në kumtesën e sekretarit shtetëror amerikan. /Insajderi.com/