Pompeo: SHBA do t’i qëndrojë afër Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit

Pompeo: SHBA do t’i qëndrojë afër Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Michael Pompeo, ka njoftuar se dje kishte zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Pompeo ka deklaruar se SHBA-të do të qëndrojnë pranë Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Ai tutje ka shprehur edhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’i qëndruar afër vendit në forcimin e ligjit në për të luftuar korrupsionin.

“Takim i mrekullueshëm me kryeministrin e Kosoves, Hoti në Uashington dje. ShBA-ja do të qëndrojë afër Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Pompeo. /Insajderi.com