Kosova është bërë pjesë e një koalicioni të gjerë të shteteve që kanë nënshkruar marrëveshje për Rrjet të Pastër 5G. Për këtë është përshëndetur edhe nga sekretari amerikan i shteti. Kosova, edhe në marrëveshjen e 4 shtatorit, ishte zotuar se do të bëhej pjesë e këtij koalicioni të ‘Shteteve të Pastra'.
Kosova është bërë pjesë e Rrjetit të Pastër, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për 5G me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është përshëndetur nga sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, njofton Insajderi.
Pompeo ka shkruar në Twitter se Rrjetit të Pastër po i bashkohen vazhdimisht shtete e kompani të mëdha duke e zgjeruar koalicionin.
“Me nënshkrimin për sigurinë e 5G-së nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ato i janë bashkuar Rrjetit të Pastër. Ky koalicion në rritje i Vendeve të Pastra dhe Kompanive të Pastra gjithashtu përfshinë edhe 27 anëtare të NATO-s, 25 vende të Bashkimit Evropian dhe 11 nga shtetet e tjera që njihen si ‘Three Seas’ (Tri detet) dhe gjithashtu shumë top kompani botërore”, shkruan Pompeo në Twitter./Insajderi.com
With the triple signing of 5G security MOUs, Bulgaria, North Macedonia, and Kosovo have joined the Clean Network. This growing coalition of Clean Countries and Clean Companies also includes 27 NATO, 25 EU, and 11 Three Seas states, as well as many top companies in the world. pic.twitter.com/pcPwbxocrL
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) October 27, 2020