Popullsia e botës do të përgjysmohet – shkencëtarët amerikanë tregojnë pse

Vendi që do të preket më së shumti është Japonia ku nga 128 milionë sa ishte në vitin 2017, pritet të bie në 53 milionë.

Popullsia e botës do të përgjysmohet – shkencëtarët amerikanë tregojnë pse

Shkencëtarët njoftojnë se në gjithë botën do të ketë rënie të natalitetit çka do të ndikojë në zvogëlimin e popullsisë në çdo shtet, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Dhe, 23 shtete – përfshirë Spanjën dhe Japoninë – do ta shohin popullsinë e tyre të përgjysmuar vetëm në vitin 2100.

Vendet gjithashtu do të plaken në mënyrë dramatike, ku shumë njerëz do të arrin 80 vjeç e fëmijë të tjerë nuk do të lindin.

Norma e fertilitetit – numri i fëmijëve të lindur nga një grua po bie.

Dhe nëse numri i fëmijëve të lindur mesatarisht nga një grua bie nën shifrën 2.1 atëherë popullsia fillon të ulet.

Në vitin 1950 gratë kanë pasur një mesatare prej 4.7 fëmijë të lindur.

Shkencëtarët në Institutin për Shëndetësi në Universitetin e Uashingtonit treguan se fertiliteti është përgjysmuar në matjet e vitit 2017 me vetëm 2.4 fëmijë për një grua mesatarisht.

Studimi i tyre parashikon rënie edhe më të madhe – deri në 1.7.

Graph of number of children women have

Projektimet e studiuesve janë që bota do ta arrijë kulminacionin e popullsisë në vitin 2064 me 9.7 miliardë banorë, dhe më pas do të fillojë të bie.

Arsyeja e rënies së lindjes së fëmijëve ka të bëjë me angazhimin më të madh të grave në edukim, shkollim të avancuar, ndjekje të karrierës dhe përdorimin më të madh të kontraceptivëve.

Vendi që do të preket më së shumti është Japonia ku nga 128 milionë sa ishte në vitin 2017, pritet të bie në 53 milionë në fund të këtij shekulli.

Italia gjithashtu brenda kësaj kohe do të shoh rënie nga 61 milionë në 28 milionë.

Këto janë vetëm dy, nga 23 shtetet, duke përfshirë edhe Spanjën, Portugalinë, Tailandën dhe Korenë Jugore, që do ta shohin popullsinë e tyre tek iu përgjysmohet./Insajderi.com

Graph of population sizes